Ndërlidhjet

logo-print

BRUKSEL


Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, lordi George Robertson, ka shprehur mbështetjen e plotë të Aleancës Veri-Atlantike për sulmet amerikane dhe britanike në Afganistan. Lordi Robertson tha se aleatët në NATO kanë përsëritur gadishmërinë për të siguruar gjithë ndihmën që mund t’u kërkohet. George Robertson njoftoi se aleatët kanë rënë dakort të dërgojnë pesë radarë për dedektimin e aeroplanëve në Shtetet e Bashkuara, me qëllim që t’u mundësojnë forcave amerikane përdorimin e radarëve të tyre gjetkë.
XS
SM
MD
LG