Ndërlidhjet

LUKSEMBURG


Në një deklaratë të përbashkët, të 15 ministrat e jashtëm të Bashkimit Europian deklaruan solidaritet të plotë me Shtetet e Bashkuara dhe aksionet e tyre luftarake, për çka ata u shprehën se janë konform kartës së Kombeve të Bashkuara. Vendet e BE-së thanë se regjimi taliban po paguan çmimin pasi refuzoi që të dorëzojë Osama bin Ladenin, të dyshuarin kryesor për aktet terroriste të 11 shtatorit mbi Shtetet e Bashkuara. Ministrat e jashtëm të Bashkimit Europian, nënvizuan gjithashtu se ato çka ata i cilësuan “veprime të shënjuara me kujdes”, nuk janë sulm kundër Islamit apo popullit afganas. Javën e kaluar ky organizëm miratoi 300 milion dollarë ndihmë urgjente humanitare për popullatën e Afganistanit.
XS
SM
MD
LG