Ndërlidhjet

KOMBET E BASHKUARA


Qeveria e Shteteve të Bashkuara ka informuar Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara se do të ndërrmarrë hapa të mëtejshëm kundër organizatave apo rrjeteve terroriste. Në një letër drejtuar Kombeve të Bashkuara, ambasadori amerikan në këtë organizëm, pohon se sulmet ajrore mbi Afganistanin përligjen përmes nenit 51 të Kartës themeluese të OKB-ve, ku thuhet se shtetet kanë të drejtën e vetëmbrojtjes. Mes të tjerash Xhon Negroponte vëren se Uashingtoni ka të dhëna të qarta se rrjeti Al-Kaida i mbështetur nga regjimi Taliban i Afganistanit, ka rol qendror në sulmet terroriste të 11 shtatorit.
XS
SM
MD
LG