Ndërlidhjet

KUETA / GAZA / KAJRO


Një person është vrarë në protestat anti-amerikane në qytetin Kueta të Pakistanit, ndërsa 20 të tjerë janë plagosur gjatë përleshjeve me policinë. Policia e Pakistanit hapi zjarr pasi demonstruesit nisën të qëllojnë ndërtesën e Agjensisë së Kombeve të Bashkuara për Fëmijë, UNICEF, dhe zyra të tjera të OKB-së. Demonstrata anti-amerikane ka pasur sot edhe në qytetin e Gazës dhe kryeqytetin egjiptian Kajro. Në Gaza, dy civilë humbën jetën dhe të paktën 4 të tjerë u lënduan kur policia palestineze vuri në përdorim armët e zjarrit dhe gazin lotsjellës, për të shpërndarë protestuesit, që siç raportohet, ishin organizuar nga grupimi islamik radikal, Hamas.
XS
SM
MD
LG