Ndërlidhjet

SARAJEVË


Policia e Bosnjes arrestoi sot një boshnjak të natyralizuar, që dyshohet të ketë lidhje me njerëz të afërt të Osama bin Ladenit. Bensajah Belkaçem, u arrestua në qytetin qendror të Bosnjes, Zenicë. Ai akuzohet të ketë pasur më shumë se një kontakt telefonik me Abu Zabudelin, një nga ndihmësit e Osama bin Ladenit, me të cilin ka biseduar rreth sigurimit të një numri pasaportash nga vende të ndyshme të botës – bëri të ditur ministri i brendshëm i federatës Kroate të Bosnjes, Muhamed Besiç. Belkaçem qarkullonte me identitete të dubluara, ndërsa ju gjetën dy pasaporta, që e paraqisnin atë si shtetas të Jemenit dhe Algjerisë dhe në të cilat figuronin data dhe vende të ndryshme lindjeje.
XS
SM
MD
LG