Ndërlidhjet

LUKSEMBURG


Franca ka nominuar një funksionar të lartë me eksperiencë në Ballkan, në detyrën e të dërguarit special të Bashkimit Europian në Maqedoni – kumtoi sot ministri i jashtëm francez, Yber Vedrin. Alen Leroi, do të jetë partneri evropian i emisarit special amerikan, Xhejms Pardju, në vend të zotit Fransua Leotar. Ministri i jashtëm francez tha se Alen Leroi do të emërohet në detyrën e re, nëse nuk del ndonjë tjetër kandidat serioz që ta rivalizojë deri nesër në mesditë.
XS
SM
MD
LG