Ndërlidhjet

NJU JORK/ UASHINGTON/ JERUZALEM


Siria ka fituar statusin e anëtares së përkohshme në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, megjithëse rreshtohet në listën e vendeve që mbështesin terrorizmin. Zëdhënësi i departamentit amerikan të shtetit, Riçard Bauçër, tha se zgjedhja e Sirisë në Këshillin e Sigurimit nuk do të zbusë kritikën ndaj saj, të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Ka protestuar ndaj vendimit të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara edhe Izraeli, qeveria e të cilit deklaroi se ky zhvillim hyn në konflikt me përpjekjet mbarë botërore për çrrënjosjen e terrorizmit.
XS
SM
MD
LG