Ndërlidhjet

logo-print

ISLAMABAD


Kombet e Bashkuara kanë bërë thirrje për mbrojtjen e civilëve afganas, ndërsa kanë konfirmuar vdekjen e katër punonjësve të tyre, kur predhat ajrore qëlluan zyrat e një dege të organizatës në Kabul. Sipas zëdhënëses, Stefani Bankër, godina u shkatërrua tërësisht ndërsa nën rrënojat e saj mbetën trupat e pajetë të katër punonjësve. Majk Saket, koordinator i Kombeve të Bashkuara për Afganistanin, u shpreh përmes një kumtese për shtyp se sulmet ushtarake duhet të bëjnë dallim mes civilëve të pafajshëm dhe të angazhuarve në luftë.
XS
SM
MD
LG