Ndërlidhjet

KUETA


Tre persona kanë humbur jetën sot në përleshje me policinë, gjatë protestave të dhunshme në Pakistan.
Policia pakistaneze kundërveproi pasi individë të armatosur hapën zjarr mbi turmën duke plagosur një fëmijë, i cili vdiq më pas nga plagët në spital – bëjnë të ditur autoritetet vendore. Qeveria ushtarake e Pakistanit ka urdhëruar marrjen e masave të larta të sigurisë, vendosjen e thasëve me rërë në instalimet kyçe në Islamabad dhe pezullimin e fluturimeve ajrore nga Kueta dhe pesë qendra të tjera aeroportuale të vendit. Demonstrata anti-amerikane dhe përleshje mes policisë e protestuesve janë regjistruar gjithashtu sot në Indonezi dhe Filipine.
XS
SM
MD
LG