Ndërlidhjet

SHKUP


Qeveria e Maqedonisë, ka miratuar sot deklaratën për aministim të ish-pjesëtarëve të UÇK-së, të propozuar nga kryetari i shtetit Boris Trajkovski - kumtoi zëdhënësi i qeverisë, Gjorgji Trendafilov, për të shtuar se amnestia hyn në fuqi prej ditës së sotme. Gjorgji Trendafillov tha se Partia e Prosperitetit Demokratik nuk gjeti guxim politik që të mbështesë këtë iniciativë të kryetarit të shtetit. Por në prononcimin për radion “Europa e Lirë”, ministri i drejtësisë i Maqedonisë, Ixhet Mehmeti, u shpreh se ata e braktisën mbledhjen e qeverisë pasi kërkuan që çështja e amnistisë të rregllohet me ligj dhe jo me deklaratë.
XS
SM
MD
LG