Ndërlidhjet

logo-print

AMSTERDAM


Gjykata Penale e Kombeve të Bashkuara, me bazë në Hagë, ka konfirmuar një akuzë të re kundër ish-presidentit jugosllav Sllobodan Millosheviç, për shpërnguljen me forcë të popullsisë jo serbe nga Kroacia gjatë viteve ‘91-’92. Miratimi i kërkesës së parashtruar në muajin shtator nga prokura, e bën tanimë atë edhe juridikisht të vlefshme. Millosheviç akuzohet të ketë pasur kontrollin mbi ngjarjet, gjatë të cilave u vranë qindra civilë jo-serbë, meqë asokohe ishte president i Republikës së Serbisë. Padia e re nuk përfshin akuzën për genocid, por kryeprokurorja Karla del Ponte thotë se Sllobodan Millosheviçi do të ngarkohet edhe me këtë krim, në një aktpadi të ardhme mbi Bosnjen.
XS
SM
MD
LG