Ndërlidhjet

NURENBERG, GJERMANI


Zyra Federale gjermane e Punës sinjalizon se papunësia do të godasë ekonominë gjermane, një ndër më të mëdhatë në Europë, më parë nga c’ishte parashikuar. Ndër masat për shmangien e kësaj dukurie, autoritetet përmendin rritjen e fondeve shtetërore, ndërsa numri i të papunëve nisi të rritet që prej muajit shtator. Drejtuesi i njësisë, Bernard Jagoda, tha se rënia e përgjithshme ekonomike do të prekë ndjeshëm tregun e punës, veçanërisht në Gjermaninë Perëndimore ku treguesi i papunësisë është ngjitur në 7.5 %.
XS
SM
MD
LG