Ndërlidhjet

MOSKË


Sekretari britanik i mbrojtjes, Xhefri Hun dhe ministri rus i mbrojtjes, Sergei Ivanov, janë takuar sot në Moskë, ku kanë patur bisedime mbi rrjedhën e fushatës anti-terrorizëm dhe të ardhmen e Afganistanit. Ivanov tha se Kremlini nuk është në favor të një qeverie të drejtuar nga opozita anti-Talibane, Aleanca Veriore. Sekretari britanik i mbrojtjes, Xhefri Hun, nga ana e tij mbështeti idenë e krijimit të një koalicioni me bazë të gjerë, që do të kishte në përbërje elementë që, siç u shpreh ai, “nuk përkrahin terrorizmin”.
XS
SM
MD
LG