Ndërlidhjet

OTAVË


Deputetë rusë dhe ata të NATO-s nënshkruan një marrëveshje për bashkëpunim përmes asaj çka ata e përkufizojnë si “masa mirëkuptimi dhe mirëbesimi”. Gjatë takimit të asamblesë parlamentare të Aleancës në kryeqytetin kanadez, Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, tha se ka ende shumë çështje rreth të cilave palët nuk pajtohen. Lordi Robertson përmendi në veçanti, “cënimin e të drejtave të njeriut në Çeçeni” dhe çështjen e zgjerimit të NATO-s në Lindje. George Robertson deklaroi se në mënyrë të prerë do të çojnë përpara procesin e zgjerimit të Aleancës, në samitin e ardhshëm të Pragës, që pritet të mbahet në vitin 2002.
XS
SM
MD
LG