Ndërlidhjet

DOHA/KATAR


Kryesuesi i Organizatës të Konferencës Islamike, emiri i Katarit-Sheikh Hamad bin Khalifa al Thani, ka thënë se Kombet e Bashkuara duhet të thërrasin një konferencë mbi terrorizmin e cila “do të definonte” terrorizmin dhe dallonte atë nga” lufta e popujve kundër okupimit”.
Ai ka folur në hapje të takimit në nivel të ministrave të jashtëm të kësaj Organizate në Doha që është mbledhur të arrijë një qëndrim të unifikuar mbi terrorizmin.
Kryesuesi i kësaj Organizate ka thënë më tej se sulmet e Shteteve të Bashkuara në Afganistan duhet të jenë të “limituara” ndaj atyre që kanë bërë sulmet terroriste ndaj Shteteve të Bashkuara.
XS
SM
MD
LG