Ndërlidhjet

ANKARA


Parlamenti i Turqisë ka miratuar ligjin që i lejon qeveris që ti kontribuojë me trupa fushatës antiterroriste në Afganistan të cilën e udhëheqin Shtetet e Bashkuara.
Kryeministri Bulent Ecevit ka thënë se deri tani nga Shtetet e Bashkuara nuk ka patur ndonjë kërkesë për trupa,ndërkaq ligji autorizon qeverinë që të vendosë se sa ushtarë do të dërgonte dhe ku do ti dërgonte.
Dje në Uashington është dërguar një ekip ushtarakësh nga Turqia për të siguruar koordinimin midis Turqisë dhe Shteteve të Bashkuara në operacionet kundër terrorizmit.
XS
SM
MD
LG