Ndërlidhjet

BRUKSEL


Sulmi i 11 shtatorit ndaj Shteteve të Bashkuara mund ta shtyjë forcën e re ushtarake të Bashkimit Evropian që të marrë mbi vete më shumë përgjegjësi paqëruajtëse seç pritej, thanë në Bruksel diplomatë dhe ministrat e mbrojtjes së Bashkësisë
Duhet të jemi të gatëshëm të mbështesim përgjegjësitë nëse do të ndodhë çfardo ri-deploimi i forcave Amerikane që mund të krijonte vakum sigurie në Ballkan ,ka thënë në mbledhje ministri i mbrojtjes i Belgjikës,Andre Flahaut.
Forca e re Evropiane për ndërhyrje të shpejtë prej 60 mijë trupash që do të jetë plotësisht operative nga viti 2003 do të duhet adaptuar ambientit ndërkombëtar të pas 11 shtatorit, ka thënë Javier Solana.
XS
SM
MD
LG