Ndërlidhjet

UASHINGTON


Në fjalimin e përjavshëm në radio drejtuar popullit amerikan, presidenti George Bush, u shpreh se sulmet e Shteteve të Bashkuara i kanë arritur objektivat e tyre. Zoti Bush tha se është përçarë rrjeti terrorist brenda Afganistanit dhe se është dobësuar fuqia ushtarake e Talibanëve.
Presidenti amerikan deklaroi se Shtetet e Bashkuara dominojnë hapësirën ajrore të Afganistanit.
Komentet pasojnë refuzimin që regjimi Taliban i bëri ofertës së presidentit Bush, sipas së cilës, Shtetet e Bashkuara do të ndalnin sulmet ajrore në këmbim të dorëzimit të Osama bin Ladenit.
Ministri taliban i informimit, Mullah Kudretullah, tha se pozicioni i Talibanëve mbetet i pandryshuar dhe se nuk do të dorëzojnë bin Ladenin.
XS
SM
MD
LG