Ndërlidhjet

UASHINGTON


Një aeroplan komercial amerikan i linjës Karolinë e Veriut – Denver ka bërë ulje emergjente në Indianopolis, pasi në bordin e tij u gjet pluhur i paidentifikuar, për të cilin ekspertë të materialeve dyshojnë të jetë antraks.
Alarmi nga antraksi është shtuar në Shtetet e Bashkuara pas konfirmimit të katër rasteve.
Zëvendës presidenti amerikan, Dik Çeni, tha mbrëmë se rrjeti terrorist Al Kaida, mund të qëndrojë pas numrit në rritje të rasteve me antraks, në Shtetet e Bashkuara. Zoti Çeni u shpreh se nuk kanë fakte të mjaftueshme që do të konfirmonin përfshirjen e Al Kaidas në përdorimin e armëve bakteriologjike, por vetëm dyshime për lidhshmëri.
XS
SM
MD
LG