Ndërlidhjet

logo-print

UASHINGTON-DUBAI


Administrata e Shteteve të Bashkuara i ka kualifikuar si “propagandë” kërcënimet e fundit të rrjetit terrorist Al Kaida të Osama Bin Ladenit, kurse zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Jennifer Millerwise ka thënë se janë ndërmarrë masa për mbrojtjen e amerikanëve nga sulme të mëtejëshme terroriste, qoftë në vend apo në botë.
Në një video-deklaratë të zëdhënësit të Al Kaidës të emituar mbrëmë nga rrjeti televiziv Al-Jazzera me seli në Katar thuhet se rajoni i Gjirit Persik është i pasigurtë për britanikët dhe amerikanët dhe se Myslimanët në Shtetet e Bashkuara dhe Britania duhet ti shmangen caqeve potenciale sikurse aeroplanët dhe rrokaqiejtë.
Zyrtarët e Britanisë thanë sot se kjo deklaratë është pranim i qartë i përgjegjësisë për sulmet terroriste në Nju Jork dhe në Uashington.
XS
SM
MD
LG