Ndërlidhjet

UASHINGTON


Në Shtetet e Bashkuara janë evidentuar raste të tjera të infektimit me sëmundjen e antraksit, nëpërmjet bakterjes të dërguar siç duket me postë.
Në Nju Jork, punonjësi i dytë i rrjetit televiziv NBC tregon simptome të antraksit.
Në Floridë, në objektin e një publikuesi tani thuhet se gjithsejt tetë persona janë testuar pozitiv për ekspozim ndaj antraksit, bashkë me njërin që vdiq nga sëmundja javën e klaluar.
Në Nevada janë treguar pozitive tre testime të antraksit në letra të dërguara nga Malajzia në adresë të zyrës së Microftit në Reno, por nuk ka të infektuar.
Egziston droja që sistemi postal i Shteteve të Bashkuara të jetë shfrytëzuar nga terroristët për luftë me agjensa bilologjikë.
Nënpresidenti I SH.B.A-ve, Dick Cheny ka thënë dje se Osama bin Laden mund të jetë i ndërlikuar.
XS
SM
MD
LG