Ndërlidhjet

KABULL


Aviacioni i Shteteve të Bashkuara ka bombarduar caqe në Afganistan, duke hyrë në javën e dytë të fushatës ushtarake kundër regjimit taliban- pasi rrefuzoi të dorëzojë Osama bin Ladenin,të dyshuarin kryesor për organizimin e sulmeve të 11 shtatorit kundër Shteteve të Bashkuara.
Janë bombarduar caqe ushtarake dhe aeroporte në qytetet Kandahar, Herat, Kabull dhe Jalalabad.
Zartari i tretë në kierarkinë e milicisë talibane,zëvendëskryeministri Haji Abdul Kabiri i ka bër thirrje Uashingtonit që ti ndërpresë sulmet dhe të hapi negociatat.Ai ka përsëritur se talibanët mund të ishin të disponuar që ti dorëzonin Osama bin Ladenin një vendi të tretë për ta gjykuar,nëse ofrohen prova të qarta për fajësinë e tijë.
Zëdhënësja e Shtëpis së Bardhë, Anne Womack ka thënë se presidennti George Bush ka hedhur menjëherë poshtë ofertën e talibanëve.
XS
SM
MD
LG