Ndërlidhjet

LONDËR


Britanikët thonë se kërcënimet që bëri grupi Al Kaida i Osama bin Ladentit nëpërmjet një video-kasete janë edhe një dëshmi më tepër për pranimin e fajësis për sulmet terroriste të 11 shtatorit kundër Shteteve të Bashkuara.
Zëdhënësi i Al Kaidës, Sulaiman Abu Ghaith në një deklaratë të emituar nga rrjeti televiziv Al Jazzira me seli në Katar ka kërkuar nga”të pafetë” Amerikan dhe britanikë, që të largohen nga Gjiri Persik dhe u ka tërhequr vëmendjen myslimanëve të Britanisë dhe Amerikës që tu shmangen aeroplanëve dhe rrokaqiejve.
Zëdhënësi i kryeminiostrit Tony Blair ka thënë sot se deklarata është pranim i qartë i përgjegjësisë për sulmet terroriste në Nju Jork dhe Uashington.
Shtetet e Bashkuara i cilësuan më herët si propagandë këto kërcënime të Al Kaidës.
XS
SM
MD
LG