Ndërlidhjet

logo-print

UASHINGTON


Komanda qëndrore ushtarake amerikane njoftonë se aviacioni i Shteteve të Bashkuara ka bombarduar një sistem komandues e kontrollues në jug të Irakut në përgjigje ndaj kërcënimeve armiqësore irakiane kundër pilotëve të koalicionit që bënin vëzhgimin rutinor mbi zonën e ndalim fluturimeve në jug.
Komanda qendrore thekson në komunikatë se këto sulme në Irak nuk janë të ndërlidhura me luftën e Shteteve të Bashkuara kundër terrorizmit që pasoi me bombardimet në Afganistan.
Aeroplanët amerikanë dhe britanikë patrollojnë në zonën e fluturimeve të ndaluara në jug dhe veri të Irakuat që u sanksionuan pas dëbimit të trupave irakiene nga Kuvajti në vitin 1991, me qëllim të mbrojtjes së Myslimanëve shiitë dhe minoritarëve kurdë.
XS
SM
MD
LG