Ndërlidhjet

KABUL


Shtetet e Bashkuara lëshuan një valë të re sulmesh ajrore në mëngjes kundër objektivave ushtarake në qytetet Kabul, Xhalalabad dhe Mazar-i-Sharif. Ministri Taliban i informimit, Haxhi Atikullah Azizi, njoftoi që dy bomba të kenë qëlluar shtabin ushtarak të talibanëve në afërsi të aeroportit të Xhalalabadit. Ndërkaq, shtypi islamik me bazë në Pakistan, informon se aeroplanët amerikanë kanë bombarduar gjithashtu aeroportin e Mazar-i-Sharifit, në veri të vendit.
Talibanët thonë se në sulme kanë humbur jetën 12 civilë, por raportet nuk konfirmohen nga burime të pavarura.
Vala e re e sulmeve vazhdoi pasi presidenti amerikan, George Bush, hodhi poshtë ftesën e talibanëve për negocijata rreth gjykimit të Osama bin Ladenit në një vend të tretë.
XS
SM
MD
LG