Ndërlidhjet

MOSKË


Këshilltarja për Siguri Kombëtare e presidentit amerikan, citohet të ketë thënë se Uashingtoni nuk ka për qëllim të reduktojë ndikimin rus në Azinë Qendrore. Në një intervistë për një të përditshme të njohur të Moskës, Kondoliza Rajs ka thënë se politika amerikane, siç u shpreh ajo, “nuk parasheh asnjë plan që do të nxirrte Rusinë jashtë atij rajoni”.
Prononcimi i zonjës Rajs, pason komentet në disa qarqe ruse, të cilat kanë shprehur drojën se operacionet e zgjatura ushtarake të Shteteve të Bashkuara nga bazat e ish-republikave sovjetike të Azisë Qendrore, mund të zbehin influencën ruse në këtë rajon strategjik.
XS
SM
MD
LG