Ndërlidhjet

logo-print

GJENEVË


Një inspektor special i Kombeve te Bashkuara ka bërë thirrje sot për dhënien fund bombardimeve ndaj Afganistanit, duke argumentuar se kjo fushatë po vë në rrezik jetën e miliona civilëve.
Jan Ziegler, një i dërguar i veçantë i komisionerit të lartë për të drejtat e njeriut, tha se ka një emergjencë humanitare në Afganistan. Ai shtoi më tej se kamionët me ndihmat ushqimore nuk do jenë në gjendje të hyjnë në Afganistan gjatë dimrit.
Ziegler gjithashtu kritikoi hedhjet e ushqimeve nga ajri, pasi tha ai, nuk mund të kontrollohet shpërndarja e tyre në terren dhe kësisoj, ato mund të përfundojnë në duart e ushtarëve afganas.
XS
SM
MD
LG