Ndërlidhjet

UASHINGTON


Presidenti amerikan, George Bush, tha se një letër që dyshohej se përmbante gjurmë antraksi i ka arritur zyrës së senatorit Tom Dashëll sot.
Më tej, presidenti Bush tha se anëtarë personeli të zyrës së senatorit, po trajtohen për ndonjë infektim të mundshëm.
Një person në Shtetet e Bashkuara ka vdekur deri tani dhe të paktën 11 të tjerë rezultojnë të sëmurë, pasi janë ekspozuar ndaj bakterieve në mënyra të ndryshme. Autoritetet amerikane po i trajtojnë incidentet si akte terrorizmi dhe po hetojnë për lidhje eventuale mes tyre dhe sulmeve të 11 shtatorit.
XS
SM
MD
LG