Ndërlidhjet

KABUL


Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Donald Ramsfelld, bën të ditur se aeroplanët luftarakë amerikanë kanë vazhduar sulmet mbi objektiva në Afganistan e bashkë me to, kanë vazhduar edhe furnizimin nga ajri me ushqime.
Shtetet e Bashkuara lëshuan një valë të re sulmesh ajrore në mëngjes kundër objektivave ushtarakë talibën në qytetet Kabul, Xhalalabad dhe Mazar-i-Sharif. Ministri Taliban i informimit, Haxhi Atikullah Azizi, njoftoi që dy bomba të kenë qëlluar shtabin ushtarak të Talibanëve në afërsi të aeroportit të Xhalalabadit. Talibanët thonë se në sulme kanë humbur jetën 12 civilë, por raportet nuk konfirmohen nga burime të pavarura.
Vala e re e sulmeve vazhdoi pasi presidenti amerikan, George Bush, hodhi poshtë ftesën e talibanëve për negocijata rreth gjykimit të Osama bin Ladenit në një vend të tretë.
XS
SM
MD
LG