Ndërlidhjet

TIRANË


Ministri i mbrojtjes i Shqipërisë, Pandeli Majko dhe komandanti i trupave të KFOR-it, gjenerali francez Marsel Valentin, kanë biseduar sot në Tiranë rreth bashkëpunimit mes ushtrisë shqiptare dhe KFOR-it, në rritjen e sigurisë së kufijve mes Shqipërisë dhe Kosovës si dhe ndërprerjes së rrugëve të trafikut ilegal të njerëzve dhe mallrave.
Komandanti i përgjithshëm i KFOR-it, lejtnant gjeneral Marsel Valentin, vizitoi po sot, personelin shumëkombësh të shtabit të misionit të NATO-s për Shqipërinë, komandë së cilës i është besuar detyra e kontrollit te rrugëve të komunikimit në territorin shqiptar.
Gjenerali Valentin përshëndeti personelin ushtarak të pranishëm, duke e sensibilizuar mbi rëndësinë e misionit të tyre në stabilizimin e rajonit ballkanik – kumton zyra për informim publik e misionit të NATO-s në Shqipëri.
XS
SM
MD
LG