Ndërlidhjet

HAGË/PRAGË


Kryeministri i Holandës, Wim Kok, i cili u takua në Hagë meYasser Arafat i është bashkuar thirrjeve ndërkombëtare për krijimin e shtetit Palestinez.
Kryeministri i Holandës ka thënë se paqa në Lindje të Afërt është e mundëshme vetëm nëse themelohet shtet i qëndrueshëm palestinez, i cili do të garantonte siguri të plotë për Izraelin.
Edhe kryeministri britanik, Tony Blair u shpreh ngjashëm dje në Londër gjatë takimit me liderin palestinez.
Ministri i jashtë Izraelit, Shimon Peres deklaroi sot në Pragë se Izraeli favorizon një shtet të pavarur palestinez, të suksesëshëm dhe të lulëzuar, por se lideri palestinez ,Yasser Arafat duhet të frenojë dhunën kundër Izraelit.
XS
SM
MD
LG