Ndërlidhjet

UASHINGTON


Drejtuesi i Zyrës për Sigurinë Kombëtare të Shteteve të Bashkuara, Tom Rixh, ka deklaruar se lufta kundër bio-terrorizmit, do të jetë prioritet i qeverisë amerikane në javët në vijim.
Në një koment të orëve të vona të së martës, zoti Rixh, tha se nuk ka ende fakte të besueshme që do të ndërlidhnin rastet me antraks të shfaqura në Shtetet e Bashkuara me rrjetin terrorist Al-Kaida.
Autoritetet amerikane për zbatimin e ligjit, informojnë se kanë vënë re ngjashmëri mes rasteve në Nju Jork dhe letrës së infektuar me spore antraksi dërguar kryetarit të shumicës së senatit, Tom Dashëll, por drejtori i FBI-së, Robert Mëler, tha se është ende shpejt për të nxjerrë përfundime.
XS
SM
MD
LG