Ndërlidhjet

JERUZALEM


Grupimi militant palestinez, Fronti Popullor për Çlirim, ka pranuar përgjegjësinë për vrasjen e ministrit ultranacionalist të turizmit të Izraelit. Kryeministri Ariel Sharon, deklaroi se vendi i tij akuzon për këtë akt, udhëheqësin palestinez, Jaser Arafat.
Shefi i kabinetit ministror të Arafatit, Jaser Abed Rabo, u përgjigj duke thënë se autoriteti palestinez hedh poshtë të gjitha format e vrasjeve politike, ndërsa shtoi se Izraeli duhet të ndalë atë çka ai e cilësoi “politikë e vrasjes së aktivistëve palestinezë”.
XS
SM
MD
LG