Ndërlidhjet

UASHINGTON


Kryesuesi i Dhomës Përfaqësuese të Kongresit amerikan, Denis Hastër, ka njoftuar mbylljen e ndërtesës për rreth pesë ditë, me qëllim që t’u mundësohet ekspertëve mjekësorë kryerja e analizave. Kjo pasi senatori Tom Dashëll tha që testimet dëshmojnë se 31 punonjës të Senatit duket t’i jenë ekspozuar bakteries. Guvernatori i Nju Jorkut, George Pataki, gjithashtu ka njoftuar se do të qëndrojnë të kyçura zyrat e institucionit që ai drejton deri të hënën, por nënvizoi se nuk ka asnjë rast të konfirmuar kur ndonjë vartës i tij të jetë infektuar nga bakteria.
Drejtuesi i Zyrës për Sigurinë Kombëtare të Shteteve të Bashkuara, Tom Rixh, deklaroi në një koment të orëve të vona të së martës, se lufta kundër bioterrorizmit, do të jetë prioritet i qeverisë amerikane në javët në vijim.
XS
SM
MD
LG