Ndërlidhjet

PRISHTINË


Trupat amerikane të inkuadruara në misionin paqeruajtës KFOR, nuk do të largohen nga Kosova megjithë angazhimin e Shteteve të Bashkuara në Afganistan – ka kumtuar sot majori Rendi Martin, zëdhënës i kontigjenit amerikan. Agjensia gjermane e lajmeve citon majorin Martin të ketë thënë se nuk ka asnjë program për zëvendësimin e trupave amerikane me ato të vendeve të tjera.
“Ne do të largohemi kur NATO-ja të largohet – kjo është ajo çfarë presidenti ynë tha kur erdhi për vizitë në korrik!” – deklaroi majori Rendi Martin, i cili i quajti më tej të pabaza dhe të gënjeshtërta spekulimet për largimin e trupave amerikane nga Kosova dhe dërgimin e tyre në Afganistan.
XS
SM
MD
LG