Ndërlidhjet

SHKUP


Shefi i politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Javier Solana, Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, George Robertson dhe kryesuesi i OSBE-së, Mircea Geoana, takuan zyrtarët më të lartë qeveritarë të Maqedonisë dhe liderët kryesorë politikë shqiptarë dhe kanë kërkuar të realizohet Marrëveshja e paqës.
Pas bisedimeve ata deklaruan se udhëheqja e Maqedonisë është dakorduar që të fillojë veprimet parlamentare javën e ardhëshme mbi reformat kushtetuese, që janë esenciale për realizimin e Marrëveshjes së paqës.
Robertson deklaroi në Shkup se BE-ja, NATO dhe OSBE-ja kryen pjesën e tyre për zgjidhjen e konfliktit dhe tani duhet Qeveria e Maqedonisë dhe Parlamenti të kryejnë pjesën e vet.
XS
SM
MD
LG