Ndërlidhjet

logo-print

NJU JORK


Gjykata e Nju Jorkut u ka shqiptuar dënime me burgim të përjetëshëm tre prej katër pasuesve të Osama bin Ladenit për rolin e tyre në sulmet me bomba ndaj dy ambasadave të Shteteve të Bashkuara në Afrikë gjatë vitit 1998.
Khalfan Mohamad u dënua se kishte ndihmuar për përgaditjen e bombës që shkatërroi ambasadën në Tanzani, Mohamad al-Owhali se kishte drejtuar automjetin bombë deri në ambasadën në Kenia, kurse Mohamad Odeh për konspiracion që të bëheshin bombardimet. Ata mund të dënoheshin me vdekje, por porota anonime nuk do të pajtohej me ate verdikt prandaj iu shqiptua burgimi i përjetshëm.
XS
SM
MD
LG