Ndërlidhjet

SHANGAI


Presidenti amerikan, George Bush, ka hedhur poshtë një apel të organizatave humanitare për të ndalur fushatën ajrore kundër Afganistanit, me qëllim që të lehtësohej shpërndarja e ushqimeve për nevojtarët.
George Bush tha se ndërprerja e furnizimit me ushqime ishte shkaktuar si pasojë e asaj cka ai e cilësoi “refuzim i talibanëve për të lejuar një shpërndarje efikase ndihmash”.
Presidenti Bush i bëri këto komente nga samiti i APEK-ut në Shangai, ku sot u takua me liderë të lartë botërorë. Presidenti amerikan tha se beson që të 21 vendet e forumit për bashkëpunim të vendeve të Azi-Paqësorit, të kenë kuptuar se Shtetet e Bashkuara janë në një tip të ri lufte dhe shtoi se “terroristët dhe ata që i strehojnë ata duhet të sillen para drejtësisë”.
XS
SM
MD
LG