Ndërlidhjet

ISLAMABAD


Një udhëheqes i partisë islamike pro Talibane të Pakistanit, Xhamiat Ulema, ka bërë të ditur sot se qeveria pakistaneze u ka lejuar Shteteve të Bashkuara të përdorin një bazë të tretë ajrore, në një qytet në Baluçistanin jugperëndimor, rreth 70 km larg kufirit afgan-bën të ditur agjensia Rojters.
Po sipas kësaj agjensie, është kthyer sot në Islamabad, pas një jave bisedimesh me udhëheqësit talibanë ambasadori i tyre në Pakistan, Mullah Abdul Salam Zaef. Ai ka sjellë një plan lidhur me përpjekjet për të zgjidhur krizën afganase, të cilin do ta diskutojë me zyrtarët pakistaneze, por nuk ka pranuar të japë hollësi për pëmbajtjen e tij.
XS
SM
MD
LG