Ndërlidhjet

UASHINGTON


Zyrtarë në Uashington raportojnë se po gjejnë të dhëna që ekspozimi i 38 amerikanëve ndaj antraksit, të jetë i lidhur me sulmet terroriste të 11 shtatorit. Gazeta “Nju Jork Tajms” raporton se hetuesit po përqëndrohen në rolin e Muhamed Atës, njërit prej rrëmbyesve të aeroplanëve që qëlluan kullat e Manhatanit, pasi në banesën e tij u gjendën materiale të shtypura rreth luftës biologjike.
Prokurori i Përgjithshëm i Shteteve të Bashkuara, Xhon Ashkroft, dha të kuptohej mbrëmë se infektimet me antraks mund të jenë një komplot i organizuar por nuk tha nëse incidentet kanë lidhje me sulmet terroriste.
XS
SM
MD
LG