Ndërlidhjet

GENT


Liderët e Bashkimit Evropian, te cilët janë takuar në qytetin Gent të Belgjikës, po ua dedikojnë shumicën e diskutimeve të tyre, ndërlikimeve politike dhe ekonomike pas sulmeve të 11 shtatorit në Shtetet e Bashkuara. Samiti pritet të miratojë në mbrëmje tre deklarata: mbi rrjedhojat politike të sulmeve terroriste, mbi perspektivat ekonomike të Bashkimit Evropian si dhe futjen në qarkullim të monedhës së përbashkët euro, më 1 janar të viti 2002. Ky samit u parapri nga një mbledhje e udhëheqësve të Gjermanisë, Francës dhe Britanisë lidhur me situatën në Afganistan, e cila u kritikua ashpër nga Italia dhe Spanja.
XS
SM
MD
LG