Ndërlidhjet

PRISHTINË


Komandanti i ri i KFOR-it nxiti të gjithë komunitetet në Kosovë që të dalin e të votojnë në zgjedhjet e përgjithshme parlamentare.
Duke i quajtur zgjedhjet një moment historik, gjenerali francez, Marsel Valentin, tha se trupat e tij janë të afta të garantojnë sigurinë e procesit zgjedhor dhe qendrave të votimit më 17 nëntor.
Në konferencën e parë për gazetarë që prej marrjes së detyrës këtu e dy javë të shkuara, Valentin tha se mesazhi i tij për të gjithë banorët e Kosovës është se ata duhet të përfitojnë nga mundësia që u ofrojnë këto zgjedhje dhe të ushtrojnë të drejtën demokratike të të votuarit.
XS
SM
MD
LG