Ndërlidhjet

SHKUP


Misioni i NATO-s në Maqedoni do të jetë më i lehtë tani që grupimet rivale janë pajtuar të rifillojnë debatin parlamentar mbi reformat kushtetuese – ka vlerësuar një zëdhënës i misionit të NATO-s në Maqedoni. Timoti Djun, tha se shtyrja e mëtejme e zbatimit të marrëveshjes së Ohrit, do ta fuste vendin në një rrugë pa krye. Ai më tej shprehu vendosmërinë e Aleancës Veri-Atlantike në respektimin e angazhimit të marrë për kthimin e klimës së paqes dhe sigurisë në Maqedoni.
XS
SM
MD
LG