Ndërlidhjet

KABUL


Në fillimin e javës së tretë të bombardimeve të caqeve në Afgansitan- aviacioni i Shteteve të Bashkuara sot ndërmori sulmet më të fuqishme deri tash kundër pozicioneve talibane në linjën e frontit në veri të Kabulit.
Ndërkohë, gjenerali i Aleancës Veriore, Baryalai njoftoi se këshilltarë ushtarakë nga Shtetet e Bashkuara janë takuar me gjeneralin Abdul Rashid Dostun- komandantin kryesor anti-taliban në veri të Afganistanit dhe janë larguar pasi kanë dhënë këshilla për pozicionet talibane rreth Mazari Sharifit.Trupat opozitare përgaditen për një ofenzivë për marrjen e këtij qyteti.
Talibanënët, ndërkaq sërish thanë se Osama Bin Laden dhe anëtarët e grupit të tij al Kaida akoma ndodhen të sigurtë në Afganistan.
XS
SM
MD
LG