Ndërlidhjet

DAMASK/UASHINGTON/NJU JORK


Bashkimi Evropian dëshiron që Izraeli të tërhiqet nga territoret autonome palestineze të cilat i okupoi sërish javën e kaluar,ka deklaruar në Damask i deleguari i Bashkësisë për lindjen e Afërt Miguel Moratinos. Sekretari amerikan i shtetit Colin Powell ka bërë një seri bisedash telefonike me liderë në Lindjen e Afërt duke u përpjekur që të fashisë tensionet në konfliktin Izraelito-palestinez.
Ministri i jashtëm Izraelit ,Shimon Peres gjatë takimit në Nju Jork me sekretarin e përgjithshëm të OKB-së Kofi Anana ka thënë se Izraeli nuk është duke tentuar që të mposhtë liderin palestinez apo Autoritetin e tij Palestinez. Qëllimi i inkursionit me tanke dhe ushtarë në Bregun Perëndimor është dhënia fund e dhunës në Lindje të Afërt, ka thënë Peres. Kofi Anan i ka theksuar Shimon Peresit nevojën për rifillimin e bisedimeve paqësore në bazat e raportit Miçëll.
XS
SM
MD
LG