Ndërlidhjet

SHKUP


Presidenti i Maqedonisë, Boris Trajkovski ka aprovuar sot planin lidhur me hyrjen dhe patrollimin e forcave policore në territoret që dikur kontrollosheshin nga UÇK e demobilizuar.
Presidenti Trajkovski ka miratuar planin e hyrjes në etapa pas bisedimeve me përfaqësuesit e NATO-s dhe Bashkimit Evropian.
Patrollimet fillojnë nesër, së pari në disa fshatra me njësi të vogla etnikisht të përziera policore që do të mbikëqyren nga vëzhgues të Bashkimit Evropian, kurse ushtarët e NATO-s do të jenë afër- në rast se kërcënohen vëzhguesit.
XS
SM
MD
LG