Ndërlidhjet

ISLAMABAD


Aagjensia ndërkombëtare humanitare, OXFAM, ka kërkuar ndërprerjen e fushatës ajrore mbi Afganistanin, me qëllim që të realizohet furnizimi me ushqime i popullatës afgane. Por zëdhënësi i Oxfamit, Sem Berret, tha se për të realizuar dërgimin efikas të ndihmave, duhet marrë garancia se autoritetet taliban do të mundësojnë sigurinë e transportit. Po sot, Agjensia e Kombeve të Bashkuara për refugjatë, UNHCR, ka apeluar tek autoritetet e Islamabadit, që të hapin kufijtë dhe të lejojnë kalimin e mijëra civilëve afganas, që presin të hyjnë në Pakistan.
XS
SM
MD
LG