Ndërlidhjet

ROMË


Shefi për politikë të jashtme i Bashkimit Europian, Havier Solana, ka përfunduar bisedimet me ish-monarkun afganas rreth së ardhmes së Afganistanit, duke thënë se shpreson që Mohamed Zahir Shah, të ketë sukses në ngritjen e një koalicioni qeverisës në Kabul. Solana e përshkroi 87 vjecarin, Zahir Shah, si një person shumë të respektuar. Shefi për politikë të jashtme dhe siguri i Bashkimit Europian i bëri këto komente para udhëtimit për në Lindjen e Mesme, i cili pritet të fokusohet në përpjekjet diplomatike për kapërcimin e konfliktit izraelito-palestinez.
XS
SM
MD
LG