Ndërlidhjet

KABUL / ISLAMABAD/ UASHINGTON


Zëdhënësi i Talibanëve, Abdul Hanan Himat dhe ambasadori i Talibanëve në Pakistan, Abdul Salam Zaef, citohen të ketë thënë se një spital me rreth 100 pacientë në Herat, është shkatërruar si pasojë e sulmeve ajrore mbi qytetin, por deklaratat e tyre nuk konfirmohen prej burimeve të pavarura.
Agjensia Rojters përmend zëdhënësin taliban të ketë pohuar se forcat e Shteteve të Bashkuara kanë përdorur armë kimike dhe biologjike. Zëdhënësja e Pentagonit, Viktoria Kllark, e ka mohuar kategorikisht këtë deklaratë si dhe pretendimin e autoriteteve Taliban, sipas të cilave, policia e tyre rezerviste ka asgjesuar një helikopter amerikan.
XS
SM
MD
LG