Ndërlidhjet

logo-print

BEOGRAD


Kryeprokurorja Karla del Ponte ka akuzuar autoritetet e Beogradit, të kenë dështuar në bashkëpunimin e plotë me Gjykatën Penale të Hagës. Karla Del Ponte tha se kish udhëtuar në Beograd për të shprehur shqetësimin e saj serioz dhe pakënaqësinë rreth nivelit të bahkëpunimit të udhëheqësve të rinj jugosllavë me zyrën e saj. Anëtarë të delegacionit që shoqëronin zonjën del Ponte, thanë se kryeprokurorja dëshiron të ketë qasje të plotë në dokumentet që mund të jenë të vlefshme për vazhdimin e hetimeve.
XS
SM
MD
LG